Kryeministri: Do të jemi mbështetës të vazhdueshëm të personave me nevoja të veçanta

Kryeministri: Do të jemi mbështetës të vazhdueshëm të personave me nevoja të veçanta

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj mori pjesë në hapjen e aktivitetit tradicional të personave me nevoja të veçanta Miniolimpiada “Kosova 2019”, të organizuar nga Komiteti Paraolimpik i Kosovës, që u mbajt në ambientet e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, në Vushtrri.

Me këtë rast kryeministri Haradinaj tha se ka qenë pjesëmarrës disa herë në aktivitetet e organizuara nga ta dhe se çdoherë ka qenë motivim për të, për të parë energjinë, fuqinë dhe entuziazmin e tyre.

Kryeministri Haradinaj ka ftuar të gjithë pjesëmarrësit në këtë garë që ta dëshmojnë më të mirën, shpirtin garues, shpirtin sportiv, duke i uruar fitoren më të mirëve të cilët mund të na përfaqësojnë dhe të dalin më të mirët në botë.

“Ne kemi bërë disa punë të mira sa i përket personave me nevoja të veçanta, sidomos Ligjin për kujdesin për paraplegjikët e Kosovës, që mendojë se është një e arritur e përbashkët, dhe nuk do të ndalemi në këtë drejtim për të qenë me ju dhe në fund ju uroj të gjithëve veçanërisht më të mirëve fitoren”, tha kryeministri Haradinaj.

Njomëza Emini, presidente e Komitetit Paraolimpik të Kosovës, tha se viti 2019 do të jetë i veçantë, për faktin se ky vit do ta gjej Komitetin Paraolimpik të pranuar me të drejta të plota në të gjithë organizmat ndërkombëtar.

Nga një fjalë e mbajtën edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi dhe drejtor i Departamentit për Siguri Publike në OSBE, Ake Roghe.

KOMENTE