(2L ONLINE) – Lëvizjes Vetëvendosje është alternativë e vetme e qytetarëve për ndryshim në Kosovë. Kështu janë shprehur kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje për Kuvendin e Kosovës nga Gjilani, të cilët kanë bashkëbiseduar me përfaqësues të shtresave e grupeve të ndryshme të qytetarëve nga fshatrat Malishevë dhe Kosaqë, e që si pasojë e decentralizmit ky fshat tashmë është nën administrimin e komunës së Artanës.
Në këto dy takime prezentë ishin Ismajl Kurteshi, Shemsi Syla, Besa Baftiu dhe kandidati i nominuar nga komuna e Artanës, Emin Gërbeshi. Ata para qytetarëve të këtyre dy fshatrave shpalosën Alternativën Qeverisëse të Lëvizjes Vetëvendosje, e që sipas tyre është alternativë e vetme e qytetarëve për ndryshim në Kosovë.
“Me Vetëvendosjen nuk fitojnë vetëm anëtarët e saj, por përkundrazi fitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka thënë Kurteshi para qytetarëve të fshati Kosaqë.
Në anën tjetër banoret e këtij fshati shfrytëzuan rastin ta shprehin pakënaqësitë e tyre për gjendjen aktuale, sepse ndjeheshin te anashkaluar nga kryetari i komunës se asaj ane. Dhe e gjithë kjo vjen si pasojë e decentralizimit.
Ndërkaq Shemsi Syla, duke folur para qytetarëve të Malishevës ka thënë se Vetëvendosja është i vetmi subjekt politik qe do ta ndryshon Kosovën ne drejtimin e duhur.
“Vetëvendosja është i vetmi subjekt qe do të krijoj një shtet të barabartë për të gjithë, është i vetmi subjekt i pastër i cili asnjëherë nuk u nënshtrua për të vepruar kundër popullit te tij”, ka thënë Syla.
Leonard Miftaraj, ekonomist dhe anëtarë i Shtabit Zgjedhor të LVV, ka pohuar se Kosova ka vetëm dy rruge, njëra është Lëvizja Vetëvendosje dhe tjetra, subjektet e ndara vetëm në emër, por në punë dhe veprime të bashkuara.
“Lëvizja ka programin qeverisës të quajtur Alternativa Qeverisëse, ndërsa të tjerat bëjnë fushata me të vdekurit. Lëvizja Vetëvendosje mendon dhe vepron që për Kosovën është drejtimi shtetit në rrugën e duhur duke luftuar krimin, nepotizmin dhe padrejtësitë”, ka theksuar Miftaraj. /2lonline/