“Tashmë është bërë e zakonshme që sa herë të ketë reshje, qyteti i Gjilanit përmbytet, si pasojë e mungesës së sistemit për grumbullimin e ujërave atmosferike. Rrugët e sheshet, shtëpitë e qytetarëve, madje edhe shkollat e pa-izoluara përmbyten nga ujërat atmosferikë dhe ujërat të zeza”, thuhet në një komunikatë të Lëvizjes Vetëvendosje, qendra në Gjilan.
“Investimet infrastrukturore të proklamuara tash e mbi 20 vite, dolën që janë mashtrim dhe dështim”, thuhet tutje në komunikatë.
“Pasi që nuk po mundet t’i parandaloj dëmet, Komuna duhet patjetër t’i ndihmoj qytetarët e dëmtuar, çoftë në aspektin material, si dhe në atë financiar, të cilët në kohë pandemie gjendjen financiare e kanë tejmase të rënduar”, thuhet në fund të komunikatës të Vetëvendosjes që është shoqëruar me disa fotografi. /2LONLINE.com/