DYLON

389 TË SHËRUAR DHE 206 RASTE ME COVID-19!

389 TË SHËRUAR DHE 206 RASTE ME COVID-19!
Avatar photo Redaksia

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.281 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 206 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 2 raste (71, 74 vjeç), Prishtinë 2 raste (77, 72 vjeç), Mitrovicë 1 rast (74 vjeç), Prizren 1 rast (73 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 53.982 raste nga 198.342 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.383 raste të vdekjes.

EkoHigjiena

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 389 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 46.648 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.951.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 54 raste, Podujevë 18 raste, Mitrovicë 17 raste, Lipjan 15 raste, Ferizaj 13 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Pejë 11 raste, Vushtrri 10 raste, Gjakovë 8 raste, Drenas 6 raste, Gjilan 5 raste, Malishevë 5 raste, Rahovec 4 raste, Suharekë 4 raste, Kaçanik 3 raste, Klinë 3 raste, Obiliq 3 raste, Skenderaj 3 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste, Shtime 2 raste, Shtërpcë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Prizren dhe Viti. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.