Në prani edhe të shumë aktivistëve dhe anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të Pikës së Livoçit të Ulët, është hapur zyra e re e shtabit zgjedhor e këtij fshati, me ç’rast është konfirmuar edhe mbështetja për qeverinë e re, në krye të së cilës do të jetë Albin Kurti.
Lëvizja po vazhdon hapjen e zyreve gjithandej nëpër lagjet e qytetit dhe në Pikat e fshatrave, për ta zgjeruar edhe më tej angazhimin dhe aktivitetin politik, që do t’i jep grushtin e fundit krimit e korrupcionit që ka kapluar shtetin tonë, bënë të ditur zyra për media dhe komunikim e Lëvizjes Vetëvendosje, Qendra në Gjilan.