Trajneri i Gjilanit dhe ai i Drenicës mendojnë ndryshe për epilogun e takimit!

Trajneri i Gjilanit dhe ai i Drenicës mendojnë ndryshe për epilogun e takimit!

Kryetrajner te SC Gjilani, Gentijan Mezani u nda jashtëzakonisht i kënaqur me fitoren që futbollistët e tij e arritën në udhëtim te Drenica (0-2).

“E kemi pritur që do të ishte një ndeshje e vështirë për faktin se Drenica luan një futboll shumë të bukur, është një skuadër agresive dhe kur luan në shtëpi është tejet vështirë ti marrësh pikë. Ne sot morëm një tre pikësh me shumë vlera, megjithëse skuadra tregoi sot shenja lodhje. Fati ishte me ne pasi që realizuam golat dhe u mbrojtëm në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne duhet të mbetemi të kënaqur që sot morëm pikët e plota”, deklaroi Mezani.

Në anën tjetër, i të njejtit mendim nuk ishte trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku, i cili edhe u ndëshkua me karton të kuq.

Ai mendon se Gjilani nuk tregoi lojë për ta fituar takimin.

“Pësuam dy gola nga moskujdesi ynë. Gjilani nuk e krijoi as edhe një rast të vetëm për 90 minuta lojë. Ne kishim mundësitë tona që nuk i shfrytëzuam, ndërkohë që Gjilani na dënoi nga një vendosje e mirë e repartit të mbrojtjes dhe portierit në dy rastet”, potencoi Lushtaku.

KOMENTE