Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Gjilan, ka ftuar qytetarët gjilanas që të dalin masovikisht në zgjedhje, për të forcuar kontributin në ndërtimin e demokracisë.
‘Vota e secilit qytetarë ka peshë të madhe, prandaj shfrytëzojeni të drejtën e obligimit tuaj qytetarë, duke votuar dhe duke kontribuar në të ardhmen e këtij vendi”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Zyra për Informim e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan.