Çdo gjë ka kufi. Edhe gënjeshtra edhe mashtrimi dhe injoranca ka një kufi, ku mund të ndalet. Kjo foto i ka kaluar të gjithë kufinjët njerëzore e humane.
Kjo foto shpreh gjithçka tjetër, por jo edhe njeriun nërmal. Kjo nuk ka të bëj as me fushatë elektorale, as me njerëzorën dhe as me propagandën. Kjo foto në vetëvehte përmbanë peshën e rëndë që bartë populli mbi një dekadë e gjysmë. Peshën e skamjes, mjerimit dhe kafshatës së bukës migjenjane, kur malësorja detyrohej t’a shiste nderin për një kokërr misër.
Si ka mundësi që kandidatët nërmal që pretendojnë të jenë përfaqësues të popullit në kuvendin e Republikës së Kosovës të jenë kaq të pashpirtë e katil. Kandidatët për deputetë të ashtuquajturit “fillim i ri”, pjesë e koalicionit të natës e gazit të ditës PDK, AAK dhe NISMA, ta keqpërdorë deri në këtë shkallë gjendjen rëndë ekonomike.
Çdo kush e din se kjo gjendje ka ardhur si rezultat i keqqeverisjes së koalicionit të lartë përmendur.
Gjilani dhe qytetarët e kësaj komune kanë nevojë, jo për shkeljen e moralit, por për kthimin e dinjitetit, ashtu siç e kanë pasur çdo herë. Gjilanasit dojnë shëndetësi, drejtësi e mirëqenje karshi popujve të zhvilluar e të qytetruar, e në asnjë mënyrë të nëpërkëmben e tu cenohet kodi tradicional individual e familjar.
Padyshim këto janë mjetet më të ulëta që përdorë pushteti në ikje, prandaj qytetarët e Gjilanit dhe më gjërë, kanë vendosur ti thonë mjaftë këtyre njerëzve. Kjo do të shihet më 11 qershor 2017!
Pas kësaj date gjilanasit e udhëhequr nga Vetëvendosje, do të ndihen krenar dhe zot në qytetin e tyre.
Shtabi zgjedhor i Lëvizjes VETËVENDOSJE!-Gjilan.
*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017