Lëvizja Vetëvendosje pret fitore bindëse, pa balotazhë, më 22 tetor të këtij viti. Agresiviteti dhe inskenimi i zhurmës në debatet publike nga ana e LDK-së dhe PDK-së, po shpërfaqin frikën për humbjen e sigurt. Fitorja nuk arrihet as me premtime të kota milionëshe, as me ulërimë zërash të orkestruar, as duke manipuluar me emrin e Ibrahim Rugovës dhe vlerat e luftës çlirimtare.
Që nga paslufta, në komunën e Gjilanit, është instaluar një logjikë e mbrapsht sa u përket zgjedhjeve komunale. Udhëheqësit e deritashëm kanë arritur të mbijetojnë, duke u thirrur në vlerat e luftës çlirimtare, apo në emrin e Ibrahim Rugovës. Edhe me njërën, edhe me tjetrën thirrje, mediokritetet e ndryshme politike kanë abuzuar e keqpërdorë çdo vlerë sublime vetëm për interesa të ngushta meskine.
Zakonisht diletantët e tillë politik, që thirren në të kaluarën, pavarësisht klithmave dhe për zhvillim, realisht nuk kanë asnjë strategji zhvillimore për të sotmen, e për më tepër për të ardhmen e Gjilanit.
Me përralla të tilla, tashmë jo vetëm që nuk mund të bindet askush, por vërtetë janë bërë neveritëse deri në fund për çdo gjilanas. Qeverisjet e deritashme komunale të udhëhequra herë nga PDK-ja, e herë nga LDK-ja, nuk kanë bërë asgjë të qëndrueshme dhe me vlerë, përveç se kanë dezinformuar e mashtruar qytetarët, duke premtuar deri në absurd ngritjen e projekteve milionëshe, gjë që as për së afërmi nuk lejojnë mundësitë financiare e buxhetore të komunës.
Në këtë rrafsh me të drejtë shtrohet pyetje, ta zëmë, si mund të premtohet ndërtimi i një stadiumi me vlerë milionëshe, kur dihet fakti që komuna është e zhytur deri në fyt me borgje të trashëguara, pikërisht nga këta që e kanë udhëhequr me Gjilanin gjatë një dekade e gjysmë.
Një politikë e tillë folklorike, joserioze dhe aspak realiste, ka ndikuar së tepërmi në humbjen e besimit te qytetarët e komunës së Gjilanit. Për më tepër protagonistët e gënjeshtrave, janë shndërruar në persona komik me të cilët tallen qytetarët. Këto premtime të ripërsëritura sa e sa herë, këto ditë fushate kanë krijuar nervozë te të gjithë qytetarët, e vetmas te intelektualët dhe ekspertët e fushave përkatës.
Dështimet e njëpasnjëshme të PDK-së dhe LDK-së dhe humbja e sigurt, tashmë po reflektohen përmes një agresiviteti të anëtarëve të orkestruar nga shtabet e dështimit politik. Një gjë e tillë po duket më së shumti në debatet publike dhe takimet me qytetarë në të cilat, militantët e porositur të PDK-së dhe LDK-së, po shkaktojnë zhurmë të padurueshme me çjerrje zërash e duartrokitje vend e pavend. Sjelljet e tilla të pakulturuara, më së miri paraqesin dëshpërimin për humbjen e sigurt të këtyre dy partive të cilat gjatë qeverisjes me Gjilanin janë sjellë në mënyrë krejt të papërgjegjshme, duke vjelë gjithçka për interesa personale e klanore.
Vetëvendosje, Qendra në Gjilan
Sponsorizuar nga Vetëvendosje