Reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje! në Gjilan për mungesën e ngrohjes në disa shkolla të qytetit, nuk ka qenë aspak i pa bazë. Këtë e dëshmon edhe zbrazja e sotme e drunjve në oborrin e gjimnazit “Zenel Hajdini”, cka do të thotë se shkolla në mungesë të drunjve ka mbetur pa ngrohje, thuhet në reagimi ne lëshuar nga Zyra për informim e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje! në Gjilan.
Gjithashtu, Lëvizja ka arritur të sigurojë fotografi ku shihet që po i njëjti furnitorë i drunjve që ka zbrazur drunjtë në gjimnaz, ka furnizuar me drunj edhe shtëpinë e shefit të prokurimit Salih Kqiku.
“Me gjasë, kosto prej 46 euro për metër të drunjve sa ka paguar Komuna e Gjilanit, do ti ketë kushtuar shumë më shumë se kaq, nxënëse të shkollave fillore dhe të mesme, të cilëve përveç që i është shkurtuar orari i mësimit, janë detyruar ti mbajnë ato pak orë mësimi në të ftohtë, thuhet në këtë reagim shoqëruar me foton e meposhtme”.