Avokatët mbrojtës kanë dorëzuar sot katër ankesa në Gjykatën e Apelit për aktivistët e dënuar: Atdhe Arifi, Egzon Haliti, Adea Batusha dhe Frashër Krasniqi, thuhet në komunikatë ne Lëvizjes Vetëvendosje.
Më tej thuhet se dënimi i tyre është kryekëput politik dhe i padrejtë dhe shkalla e dytë e ka mundësinë që ta korrigjojë këtë gabim të drejtësisë. Përgjigjja në këto katër ankesa është rast i dëshmisë se një pjesë e gjyqësorit të Kosovës ende mund të veprojë e pavarur.
Pa prova e pa fakte, aktivistët tanë janë të privuar nga liria që prej fundi gushtit të vitit 2016. Pos muajve të paraburgimit dhe të arrestit shtëpiak, ata kanë 73 ditë që janë arrestuar dhe po vuajnë padrejtësinë.
Ne kërkojmë liri për katër aktivistët e dënuar. Kërkojmë fundin e këtij gjyqi të montuar. Kërkojmë vënie të drejtësisë për rastin e aktivistit Astrit Dehari, thuhet në fund të komunikatës së Vetëvendosjes.