“Në takimin e mbajtur në fshatin Cernicë, aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe koordinatori i Qendrës Alban Hyseni, diskutuan me qytetarët për problemet me të cilat ata përballen çdo ditë e që kanë hasur në vesh të shurdhër nga udhëheqja lokale tash e disa vite”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje, qendra në Gjilan.
Në këtë takim u tha që shtrati i lumit është në gjendje shumë të rëndë, kurse shtëpia e kulturës është jofunksionale dhe në gjendje të mjerueshme. Nga pamja e fshatit vërehet dukshëm se është i lënë pas dore nga niveli i qeverisjes lokale.
“Në Cernicë të gatshëm e më të mobilizuar se kurrë, për ndryshimin e udhëheqjes komunale”, thuhetnmë fund të komunikatës. /2LONLINE/