(2L ONLINE) – Për nderë të 28 nëntorit- Ditës së Flamurit, një delegacion i gjerë I Lëvizjes Vetëvendosje, I prirë nga koordinatori, Ismajl Kurteshi, njëherësh deputet i Parlamentit të Kosovës, bëri homazhe në varrezat e dëshmorëve.
“28 nëntori, jo vetëm që është ditëlindja e Pavarësisë së Shqipërisë dhe dita e Flamurit, por është edhe përvjetori i daljes publike të UCK -së dhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari. Duke I nderuar dëshmorët dhe heronjtë tanë, ne ecim rrugës së ndriçuar dhe falë sakrificës së tyre, ne sot ndihemi më krenar, më të dinjitetshëm dhe po ashtu më të sigurt dhe më të përparuara” ka thënë Ismajl Kurteshi.
Më pas po ky delegacion, ka ngrit Flamurin Kombëtar në qendër të qytetit, përkatësisht para teatrit të qytetit edhe atë duke e kënduar himnin shqiptar. /2L ONLINE/