Të lodhur nga premtimet e njëpasnjëshme, por të parealizuara nga pushtetet e kaluara, dhe një program konkret qeverisës i Lëvizjes Vetëvendosje! e një kandidat për kryetar ashtu si e meriton Gjilani, siç është Sami Kurteshi, kanë bërë që banorët e Rrugës së Prishtinës të mbështesin masovikisht Lëvizjen Vetëvendosje!
Nga një tubim të mbajtur me banorët, Sami Kurteshi pati rastin të shpalosë para tyre programin qeverisës, në të cilin janë 20 zotimet për mandatin e parë.
Banorët pos mbështetjes për kryetarin e ardhshëm të Gjilanit, Sami Kurteshi, u zotuan për përkrahje për dy kandidatet për këshilltare komunale Teuta Pireva dhe Vaxhide Gagica.
Lëvizja Vetëvendosje! Qendra – Gjilan.
Sponsorizuar nga Vetëvendosje