Kandidati për kryetar të komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me kandidatët për asamble Ismajl Kurteshi, Bejtullah Osmani, Arianit Sadiku e Valdrin Bajrami, takuan veteranë të UÇK-së, si dhe dëgjuan për problemet e hallet e tyre.
“Ndër shqetësimet kryesore që kishin, ishte mospërfshirja e tyre në skemat pensionale, gjë që u zotuam se do ta zgjidhim këtë problem”, ka thënë Hyseni.
Sipas tij, nuk kanë nevojë për armë sot, por kanë nevojë për mbështetje nga dora e shtetit.
“Ata po përkrahin fuqishëm frymën e re, për të mirën e përgjithshme. Ne jemi të bindur se ata do vendosin drejt më 17 tetor, ashtu sikurse vendosën drejt gjatë luftës. Prandaj përkrahin masivisht Lëvizjen Vetëvendosje”, ka thënë Hyseni. /2LONLINE.com/