DYLON

Presidentja Osmani priti në takim një delegacion të lartë shtetëror nga Emiratet e Bashkuara Arabe

Presidentja Osmani priti në takim një delegacion të lartë shtetëror nga Emiratet e Bashkuara Arabe
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim një delegacion të Emirateve të Bashkuara Arabe, të udhëhequr nga Kryesuesi i Departamentit të Shëndetësisë, Sheikh Abdulla bin Mohammed Al Hamed dhe Dr. Maitha bint Salem Shamsi, të cilët i ka falënderuar për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës shteti i tij që nga viti 1999.

Një falënderim të posaçëm, Presidentja Osmani e ka bërë për Spitalin e Fëmijëve “Sheikh Fatima”, i cili u përurua sot dhe është donacion i këtij shteti. Një investim të tillë, Presidentja Osmani e cilësoi tepër me rëndësi për shëndetin e fëmijëve dhe familjeve kosovare.

EkoHigjiena

Presidentja Osmani dhe Sheikh Abdulla bin Mohammed Al Hamed u pajtuan që ta vazhdojnë bashkëpunimin në sferën e shëndetësisë, me trajnim të kuadrit shëndetësor dhe ofrimin e pajisjeve bashkëkohore mjekësore.

Ndërkaq Dr. Maitha bint Salem Shamsi, shfaqi gatishmërinë e shtetit të saj që të vazhdojë mbështetjen në projekte konkrete, të cilat synojnë përmirësimin e shërbimeve mjekësor për nëna dhe fëmijë. 

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani u angazhua për thellimin e bashkëpunimit me EBA-të edhe në fusha të tjera, si fusha e bujqësisë, turizmit dhe shkëmbimit tregtar.

Fokus i veçantë në takim iu kushtua edhe mundësive për bashkëpunim kulturor, teksa të dy palët u dakorduan për organizimin e një ekspozite me punime artizanale të grave. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.