Selishta e Çeliku, dy fshatra të Grykës së Karadakut po vazhdojnë të boshatisen çdo ditë e më shumë. Edhe ata pak banorë që kanë mbetur kanë vendosur të largohen për shkak të mungesës së infrastrukturës bazike.
Kështu nis komunikata e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, sipas të cilës rruga është problem kryesor i tyre. Ani se të gjitha pushtetet ju premtuan rrugë e shumëçka tjetër, këto premtime mbetën të tilla dhe asnjëherë nuk u realizuan.
Në Lëvizjen Vetëvendosje thonë se banorët e fshatit Selishtë e të fshatit Çelik e mirëpritën kandidatin e kësaj Lëvizjeje për kryetar të Gjilanit, Sami Kurteshin dhe deputeten Besa Baftiu duke thënë se janë të vetmit zyrtarët e Vetëvendosje-s që kanë ardhur në vazhdimësi që bashkërisht të bisedojnë mbi problemet që i preokupojnë ata.
“Është mëkat që kjo Grykë me potencial të lartë të zhvillimit të bujqësisë e blegtorisë, por edhe të turizmit të anashkalohet nga kjo qeverisje. Rruga e fshatit Selishtë dhe fshatit Çelik janë nga prioritetet kryesore të qeverisjes së Vetëvendosje!-s sa i përket infrastrukturës rrugore”, ka thënë Kurteshi i Vetëvendosjes.