Çdo ditë, zyret e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan po vërshohen nga qytetarë të shumtë, që po i bashkohen rrugëtimit tonë për ndryshimin e madh.
“Të lodhur nga kjo klasë politike, që nuk e ka mendjen tek qytetari, por te përfitimet personale dhe të njejtën kohë alternativa për qeverisje të Gjilanit nga ana e kryetarit të ardhshëm Sami Kurteshi dhe lista për këshilltarë komunal, ka bërë që shumë qytetarë të marrin rrugën për te zyret e LV-së për tu anëtarësuar”.
Disa nga LDK-ja, disa të tjerë nga këto partitë e vogla e disa qytetarë të zakonshëm, por që të gjithë me të njejtin qëllim, ndryshimin e qeverisjes komunale, ndryshimin në mentalitetin qeverisës, ndryshimin për zhvillim.
Ishim pak, e po bëhemi shumë e më shumë deri në Vetëvendosje, për Gjilanin ashtu siç duam ta shohim, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje, Qendra – Gjilan.
Sponsorizuar nga Vetëvendosje