Bashkë me kandidatët për anëtarë të Kuvendit Komunal në Gjilan, si dhe ish-Komandantin e ZOK, Ahmet Isufi vizituam sot Shoqatën e Veteranëve të UÇK-së në Gjilan.
Sa herë që jemi pranë veteranëve dhe invalidët e luftës, familjeve të dëshmorëve, kujtojmë përpjekjet historike dhe sakrificat që ka bërë populli shqiptar përgjatë tërë historisë. Tek ata gjejmë motivin për punë e ndershmëri, e kuptojmë dhe mësojmë dashurinë dhe ndjenjën ndaj Atdheut.
Këto kategori të shoqërisë, janë pjesë e pandashme e rrugëtimit tonë politik e qeverisës.
Ne zotohemi se familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e luftës së UÇK-së, do ta kenë përkrahjen e parezervë nga qeverisja jonë në mandatin e ardhshëm katër vjeçar në Gjilan.
Do të ndajmë bursa të veçanta për studentët e familjeve të dëshmorëve, për punësimin e tyre, dhe mbështetje për invalidët e veteranët në secilën sferë të jetës.
Gjithçka që është ndërtuar në këtë shtet, është rezultat i sakrificës së madhe dhe etjes për liri.
NG
Zyra për Informim e AAK-së, Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/