Për nder të festës së “7 Marsi -Ditës së Mësuesit” kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi priti veteranët e arsimit në shenjë respekti për kontributin e tyre në fushën e arsimit.
Mësimdhënësit u shprehën të kënaqur që për herë të parë në komunën e Bujanocit një kryetar komune ka ftuar dhe vlerësuar kontributin e tyre në këtë mënyrë, shkruan Titulli.com.
“Ka shumë punë për tu bërë për arsim mirëpo ka edhe përparime në kë aspekt ku edhe objektet e shkollave janë siguruar andaj edhe puna nuk duhet të mungoj”, u shpreh Shaip Kamberi.
Sabit Sulejmani njëri ndër veteranët e arsimit theksoi se puna e mësuesit është një punë e shenjt ku kemi pasur punë me qeniet më të padjallëzuara dhe se kjo traditë është mirë të vazhdohet së paku njëherë në vit.
Kjo pritje ishte aktivitet i organizuar për nderë të ditës së mësuesit ndërsa për veteranët e arsimit në shenjë respekti për kontributin e tyre u shpërndanë disa dhurata simbolike.
BURIMI: Titulli.com