/Letër e hapur Myftiut, z. Naim Tërnava/
Nga Arianit SLLAMNIKU
I nderuari Myftiu I Kosovës dhe të respektuara institucione fetare islame në Kosovë, duke mos dashur të futem shumë në revokimin e ngjarjeve nëpër të cilat ka kaluar populli ynë por që gjithmonë dhe më së afërmi ju kanë gjendur institucionet e BIK-ut si xhamia, mejtepe, zyra, salla e tjerë për nevojat e popullsisë qysh duke u nisur nga mbajtja e kuvendit të parë të Lidhjes së Prizrenit I cili kuvend nuk është mbajtur në shtëpinë e sotme muze por pikërisht brenda xhamisë Bajrakli të Prizrenit e cila xhami I ka pritur delegatët e të gjitha trevave të asaj kohe, pastaj imamët e shumtë që kontribuuan në arsimimin e gjeneratave të para në vendin tonë e sidomos organizimin dhe mbajtjen gjallë të sistemit shqiptar paralel me atë serb gjatë viteve ’90 vite të cilat deri pas çlirimit institucionet e atëhershme të Republikës së Kosovës I shfrytëzuan objektet tuaja gjegjësisht tonat.
Por mos të harrojmë edhe sakrificat si popull, mundin dhe përvuajtjet të cilat I kaluam nëpër vite, prandaj edhe nuk është e kotë që thuhet se “I ngopuri të uriturit nuk ia din” andaj neve si popull gjithmonë kemi qenë të përndjekur, të vuajtur, të pa arsimuar, të diskriminuar dhe prandaj cilësohemi se kemi zemër të madhe shquhemi në botë si populli më optimist për të ardhmen por që dimë edhe të zgjasim dorën e lëmoshës, të pajtimit duke mos bërë dallime në aspektin kombëtar, fetar apo racor, ashtu siç kemi ditur edhe dimë të jemi të rreptë për pjesën e cila na takon apo kur dikujt I cenohet e drejta universale.
Ishte kohë kur kjo e drejtë e artikuluar në të gjitha dokumentet shqiptohej se mbi të gjitha, “e drejta për të jetuar nuk duhet cenuar nga askush” andaj ishte një kohë kur si popull edhe pse në vitet ’40 ishim nën pushtetin nazist të Hitlerit, neve shtrimë dorën e popullin hebraik I cili ndiqej nga të gjithë popujt tjerë të Evropës e sidomos aleatët nazist.
Populli hebre gjeti mikpritjen shqiptare si askund tjetër. Ata njerëz edhe sot e përkujtojnë ndër breza gjindshmërinë shqiptare kundrejt një regjimi I cili nuk kishte mëshirë ndaj tyre dhe që kishte ngritur kampe të shumta por edhe kishte ngritur edhe komora eksperimentuese për vrasje kolektive.
Sot populli dhe shteti I Izrealit na e din për nder atë se çfarë bëmë atëkohë për ta.
I nderuari Myfti, sot një popull tjetër ka nevojë për vëmendjen tonë.
Sot kemi një hapësirë më të vogël se Kosova por që ka popullsinë sat ë Kosovës gjegjësisht 1.7 milion dhe ata janë banorët e Gazës, ku 43% e tyre janë nën moshën 14 vjeçare dhe të cilët janë rrethuar nga toka, ajri dhe uji. Sot brenda këtij territori për çudi që sulmuesi është pikërisht qeveria e izraelit, e popullit që ishte përndjekur para 60 viteve e që gjetën strehë tek shqiptarët në Ballkan.
Sot kemi mbi 600 viktima. Sot kemi edhe spitalin e bombarduar në Al-Aksa nga forcat izraelite. Nga rrëfimi I dr. Bytës “50% e fëmijëve urinojnë në shtrat si pasojë e torturës dhe stresit psikik që ushtrohet atje”.
Duke e pasur parasysh që edhe në kohën e viteve ’40 kemi treguar një zemërgjerësi të paparë ndonjëherë si popull karshi qeverisë së atëhershme, unë besoj se të gjithë jemi dakord që ai popull atje meriton ta ketë vëmendjen e tërë botës.
Por neve si popull I cili ka kaluar nëpër etapa çka ndoshta pak popuj kanë kaluar, duhet të veprojmë si popull I civilizuar, që ti dalim në krah një populli tjetër në nevojë.
Deri më tani e vetmja ndihmë që kemi mundur të bëjmë është që të lutemi për ata.
Por vetëm lutja nuk mjafton!
I nderuari myfti imi dhe i vendit tim, nga përulësia, modestia dhe zemërgjerësia e cila buron nga tradita shqiptare në njërën anë por edhe nga praktika dhe mësimet fetare që I promovon islami kudo, kërkoj nga ju që ta shqyrtoni kërkesën time që këtij viti Vitrat e dhëna nga xhemati I Kosovës drejt jush, të shkojë në ndihmë popullit të Gazës qoftë si ushqim, barna, veshmbathje apo siç e vlerësoni ju që është nevoja.
Kontributi ynë do të ishte minorë karshi nevojave të popullatës atje, por do të dëshmonim edhe një herë që jemi zemërgjerë dhe nuk kemi institucione që vetëm marrin nga populli por institucionet tona janë edhe që I japin popullit por edhe popujve tjerë në nevojë siç është tani populli palestinez në Gaza.
Me respektin dhe Selamet më të madha për Ju,
Arianit Sllamniku