Bajram Hasani, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-PSD, ka thënë se vetëm duke e dashur dhe mbrojtur prodhuesin e vendit, mund të ndihmojmë zhvillimin ekonomik.
Bajram Hasani:
Bashkë me disa nga kolegët e koalicionit AAK-PSD, sonte vizituam fshatrat Pogragjë, Bilinicë e Llovcë. Entuziazmi i fitores së koalicionit tonë, po shihet kudo që po shkojmë.
Me qytetarët e këtyre fshatrave, biseduam për shumë tema, por fokusi kryesor ishte zhvillimi ekonomik.
Gjatë këtij takimi qytetarët e velerësuan punën time si ministër i Tregtisë dhe Industrisë. Folëm për vendimet me të cilat e ndihmuam prodhuesin tonë si vendimi për masat mbrojtëse për miellin, qumështin, pemët e perimet e që në fund kulmuan me vendimin e kryeministrit Haradinaj për taksë 100 %.
Vetëm duke e dashur dhe mbrojtur prodhuesin e vendit, mund të ndihmojmë zhvillimin ekonomik.
Ne do të vazhdojmë me vendime edhe më të mira që ndikojnë te prodhuesit e konsumatorët.
Na priftë e mbara
✅119 AAK-PSD
✅1 Ramush Haradinaj
✅31 Bajram Hasani
e sponosrizuar