Kosova vazhdon të mos i shfrytëzoj burimet natyrore për prodhimin e energjisë së ripërtërishme dhe efiçiente. Ndonëse përfaqësuesit e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik thonë se është hartuar baza ligjore, në terren ekspertët konstatojnë se vetëm 2 % e energjisë prodhohet nga këto burime.
Kosova ka resurse të mjaftueshme për prodhimin e energjisë së ripërtërishme, por deri më tani është vërejtur se vetëm 2% e energjisë prodhohet nga era dhe uji, bën të ditur Maliq Pireci, nga asosacioni kosovarë për energji të ripërtërishme dhe efiçencë.
Zyrtarët e ministrisë së zhvillimit ekonomik, pohojnë se institucionet e Kosovës, kanë bërë progres në hartimin e bazës ligjore të politikave të BEsë , për Energjinë e Ripërtëritshme dhe Efiçencën dhe sipas tyre, kjo po shkon sipas planit të paraparë për vitet, 2014 2018të.
Bazuar në të statistikat e të dhënave që ka Kosova, Asociacioni Kosovarë për energji të
ripërtëritshme, ka hartuar një sërë projektesh, për shfrytëzimin e burimeve të territorit tonë . Në shkollën verore të këtij asosacioni, që është mundësuar nga organizatat ndërkombëtare, janë inkuadruar shumë studentë , të cilët shprehen optimist për realizimin e projektit për prodhimin e energjisë nga burimet natyrore, si uji , era dhe plehrat organike të kafshëve.
Një ndër komunat që ka më së shumti potencial për prodhimin e energjisë së ripërtëritshme, është ajo e Dragashit. Kuvendi komunal i Dragashit, vitin e kaluar i ka dhënë për shfrytëzim pronën komunale, koncorsiumit “Euroko & Loreto AG “për ndërtimin e minihidrocentraleve në Lumin Brod dhe Restelicë. Banorët e trevës së Gorës, thonë se dëshira për investime në këto anë është e madhe, pasi ata shpresojnë për hapje të vendeve të reja të punës.