“Ju njoftojmë se më datën 01.02.2022, rreth orës 13:24, kemi pranuar një informatë, se në rrugën Novobërdë – Gjilan, në fshatin Stanishor ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet dhe lëndime të rënda trupore”, ka bërë me dije zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Ai ka bërë me dije se sipas hetimeve të para në vendin e ngjarjes dyshohet se deri te vet aksidenti ka ardhur atëherë kur vetura, me tabela 06 ka qenë duke lëvizur në rrugën Novobërdë – Gjilan, në fshatin Stanishor, ngasësi i veturës ka qenë me katër anëtarë të familjes, bashkëshorten dhe tre fëmijë, dhe dyshohet se për shkak kushteve atmosferike i njëjti ka humb kontrollin mbi automjetin dhe rrokulliset duke rënë jashtë rrugës, me ç’rast ka humbur jetën viktima rreth 22 vjeçare.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet relevante, në vendin e ngjarjes mjeko ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Të lënduarit tjerë janë dërguar për ndihmë në spitalin rajonal në Gjilan. Për informata tjera ju njoftojmë me kohë…”, ka thënë zëdhënësi Hashani. /2LONLINE/