DYLON

Policia apelon për kujdes të shtuar gjatë ngasjes dhe pjesëmarrjes në trafik

Policia apelon për kujdes të shtuar gjatë ngasjes dhe pjesëmarrjes në trafik
Avatar photo Redaksia

Referuar reshjeve të borës, mundësisë së paraqitjes së ngricave nëpër rrugë si dhe aksidenteve të ndodhura pas fillimit të reshjeve, ku po krijohen vështirësi në trafikun rrugor dhe rrugët potencialisht bëhen më të vështira për ngasje të automjeteve. Policia e Kosovës vazhdon të kërkoj nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që drejtimin e automjetit ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut rrugor si dhe të jenë shumë vigjilent.

Kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik, veçanërisht drejtuesve të automjeteve është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet.

EkoHigjiena

Policia e Kosovës me njësitë e sajë është duke ndërmarrë të gjitha veprimet në parandalimin e aksidenteve dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.  /2LONLINE/