Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli ka qëndruar në Viti, në një takim me shtabin zgjedhor të Degës së PDK-së në këtë komunë, për të kërkuar mobilizimin e gjitha strukturave të PDK-së.
Ai theksoi se do të përkrahë fuqishëm kandidatin e PDK-së për kryetar komune z.Besim Halimi.
Veseli tha se me qeverisjen e Vitisë nga PDK dhe Besim Halimi, qytetarët e Vitisë do kenë investime të fuqishme, zhvillim ekonomik, punësim dhe përkrahjen e qeverisë së Kosovës.
Të gjitha strukturat e PDK-së janë mobilizuar fuqishëm për ta përkrahur vizionin e Besim Halimi dhe fitoren e fuqishme më 22 Tetor, u tha në këtë takim.