Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka shkruar në profilin e tij se është i tronditur nga aksidenti i rëndë në Gjilan, në të cilin një person humbi jetën dhe disa të tjerë u lënduan.
Ja postimi:
I tronditur nga aksidenti i rëndë në Gjilan, në të cilin një person humbi jetën dhe disa të tjerë u lënduan. Ngushëllime familjes së viktimës dhe shërim sa më të shpejtë të lënduarve. Kërkoj nga institucionet përgjegjëse që të angazhohen maksimalisht për zbardhjen e rastit dhe të punojnë më shumë në parandalimin e aksidenteve.