Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli dhe kandidati i këtij subjekti politik për kryetar të Komunës së Gjilanit Zenun Pajaziti, kanë shpalosur platformë politike për qeverisjen me Gjilanin para studentëve dhe mësimdhënësve në Gjilan, e më pas edhe para simpatizantëve dhe qytetarëve në Zhegër të Gjilanit.
Në këto takime u tha se PDK-ja do të fitojë në Gjilan dhe se në katër vitet e ardhshme do të jetë në shërbim të qytetarëve. “Qeverisje e PDK-së do të jetë shembull edhe për komunat tjera, se si duhet të qeverisët”, u tha në këto takime.
Për me tepër:
https://www.facebook.com/RadioStarGjilan/videos/1692423557459021/
Po ashtu Veseli dhe Pajaziti kanë takuar edhe përkrahësit e PDK-së në Zhegër të Gjilanit duke u thënë atyre se me fitoren e PDK-së do t’u kthehet dinjiteti i nëpërkëmbur i qytetarëve të Komunës së Gjilanit.
Kandidati per kryetar komune, Zenun Pajaziti, falënderoi të pranishmit për mbështetjen e madhe që po e bëjnë për PDK-në.
“Jam i privilegjuar që sonte jam në këtë mes, në mesin e njerëzve të mrekullueshëm të Zhegrës me rrethinë. Në Zhegrën e Idriz Seferit e Agim Ramadanit dhe të heronjëve tjerë të kësaj ane, në mesin e familjes Ukshini. Falemnderit për mbështetjen që po e bëni për PDK-në. Falemnderit për frymën e fitores qe i’a keni sjellë PDK-së. Jam mirënjohës dhe falenderues për punën e palodhshme që jeni duke e bërë këto ditë, për ta sjellur fitoren e PDK-së. Sonte më shumë se sa zotimet tona, do të flasim per një përkushtim që lidhet me nje obligim jetësor tonin, që ta bëjmë këtë vend më të mirë. Sonte ne duhet të turpërohemi, para të madhit Agim Ramadani, nëse themi diqka e nuk e bëjmë do të duhej të ndjehen të turperuar të gjithë ata qe në këtë vend kan dhënë premtime të mëdha por që si kan bërë ato premtime.
Të dashur vendas të Zhegrës me rrethinë. Me votën tuaj për numrin 94, ju do ta ndryshoni Gjilanin. Nuk do ta lëmë Gjilanin e braktisur në këtë deregje nga kjo qeverisje. Më votën tuaj për PDK-në, ju do ta shpëtoni Zhegrën, Llashticën, Lladovën. Do ta shpëtoni qytetarin e Gjilanit.
Ne sonte po e mbajmë këtë tubim në këtë objekt shkollor të ndërtuar në kohën e qeverisjes së PDK me Gjilanin. Ju siguroj që nuk do të lëvizim as një milimeter nga programi ynë, dhe premtimet tona. Do të vazhdojmë aty ku e kemi lënë në vitin 2013. Gjilanin do ta bëjmë ndryshe ashtu qysh din ta bëjë vetëm Partia Demokratike e Kosovës me njerëzit e saj. Me 22 tetor, dilni dhe votoni numrin 94. Votoni për Partinë Demokratike dhe njerëzit e saj, votoni për Gjilanin”.
Ndërsa kryetari Kadri Veseli, në fjalën e tij, përshëndeti dhe falenderoi vendasit e Zhegres me rrethinë, duke kërkuar nga ata përkrahje dhe mbështetje për Zenun Pajazitin.
“Kërkoj përkrahjen dhe mbështetjen tuaj të fuqishme për njeriun i cili dëshiron ta udhëheq Gjilanin drejt epokës së transformimit dhe zhvillimit, jo të ngathjes dhe stagnimit. Mbështetja për Zenunin është mbështetje për një ndërmarrësi të zhvilluar. Gjilani ka nevojë për zhbllokim, këtë zhbllokim mund ta bëjë një njeri i cili ka vizion, një njeri i cili ma shumë se për veten, mendon per qytetarët e tij, e ai njeri është Zenun Pajaziti. Mbështeteni, përkraheni, dhe votoni për Zenun Pajazitin, sepse Zenuni për katër vitet e ardhshme do tju mbështet dhe përkrah juve. Me Zenun Pajazitin në krye, shkolla e mesme e Zhegres nuk do të rrezikohet nga mbyllja, sic është duke u rrezikuar tash. Partia Demokratike e Kosoves nuk është parti që mbyll shkolla, por është parti që ndërton dhe hap shkolla. Ju garantoj se me fitoren e Zenun Pajazitit në Gjilan, qeverisja e Zenun Pajazitit ka me u mbajt mend si njëra nga qeverisjet e cila i ka sjellur investimet më të mëdha për Gjilanin. Zenun Pajaziti përveq mbështetjes së madhe që ka nga Partia Demokratike, ai do të ketë mbështetje të madhe edhe nga qeveria e Kosoves”.
Para te pranishmëve u prezantuan edhe kandidatët të cilët garojnë per asamble komunale nga radhet e PDK-së,Burhan Isufi dhe Ruhan Kurteshi.
Për me tepër:
https://www.facebook.com/RadioStarGjilan/videos/1692504454117598/
sponsorizuar nga PDK