Dy herë u është bërë verifikim. Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), dhe ata të Ministrisë së kësaj force, do t’i nënshtrohen edhe një herë verifikimit për të kaluarën e tyre. Më saktë, për pastërtinë e biografisë.
Një herë ata u verifikuan nga ndërkombëtarët, kurse tash edhe nga Agjencia Kosovare për Inteligjencë (AKI). Të gjithë pjesëtarët e FSK-së dhe të Ministrisë, që nga themelimi janë verifikuar nga njësiti verifikues i ekspertëve të NATO-s, të udhëhequr nga britanikët.
Disa nga ta nuk e kanë kaluar këtë proces të verifikimit ndërkohë që AKI është duke e bërë këtë punë edhe njëherë që nga fillimi, shkruan Tribuna.
Ibrahim Shala, drejtor i zyrës për media në Ministri të FSK-së, thotë për Tribunën se me miratimin e kapaciteteve të plota operative nga Këshilli Veri-Atlantik, ka përfunduar edhe misioni i ekipit Këshillues Civilo-Ushtarak të NATO-s.
Me këtë rast edhe i Njësisë së Verifikimit si pjesë e këtij ekipi. /Tribuna/