DYLON

Termeti kishte fuqinë 4.7 shkallë të Rihterit

Avatar photo Redaksia

Tërmeti që u ndie në Kosovë në orën 14 e 15 minuta kishte një forcë 4.7 shkallë të Rihterit. Nuk raportohet për dëme. Por, qytetarët u trembën, meqë dridhja ishte e fuqishme.

KTV citon Shemsi Mustafën nga Agjencia Gjeologjike e Kosovës, divizioni sizmik, të ketë thënë  se tërmeti ka qenë me forcë dhe magnitudë 4.7 shkallë të Rihterit. Mustafa ka thënë se epiqendra është 31 kilometra në veriperëndim të Prishtinës, saktësisht në mes fshatrave të Vushtrrisë, Vesekofc e Bozhlan. Edhe dy ditët e kaluara Kosova ishte goditur nga tërmete të lehta./koha.net/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.