Më 4 nëntor 2023, në Sallën e konferencave të Bibliotekës së Qytetit “Fan S.Noli” të Gjilanit, zhvillohet veprimtaria e tretë me radhë e edicionit të 14-të të Manifestimit tradicional, “Vjeshta letrare e Gjilanit”.
Në agjendën e organizatorit, Ars Clubit “Beqir Musliu”, është libri publicistik i analistit të çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazit, me titull, “Ideologjia serbe e gjenocidit” , që në vete përmbledh burime serbe e ndërkombëtare nga vitit 1844 e deri më 2007, duke fokusuar të gjitha planet dhe synimet e shtetit serb kundrejt shqiptarëve, me të vetmin qëllim për t’i dëbuar nga tokat e tyre stërgjyshore, të cilat në masë të madhe edhe i pushton.
Për këtë libër të një rëndësie të madhe, pritet të flasin, akademik Irakli Koçollari, redaktor shkencor i këtij botimi, recensenti dr. Enver Rexha si dhe Behlul Brestovci e Sylejman Dërmaku.
Ju mirëpresim të Shtunën e 4 nëntorit, ora Dymbëdhjetë, në Shtëpinë më të madhe të librit – Bibliotekën e Qytetit në Gjilan. /2LONLINE/
Ars Clubi “Beqir Musliu” Gjilan