DYLON

Kërkohet efikasitet i gjykatave

Kërkohet efikasitet i gjykatave
Avatar photo Redaksia

Kryetari e Gjykatës Themelore në Gjilan, Venhar Salihu, ka pritur në takim Kryetarin e Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi, Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, dhe Afrim Shala, Kryetar i Komisionit për monitorimin, vlerësimin dhe raportimin e Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi 2022 – 2025, si dhe Planit Strategjik për zgjidhjen efikase të lëndëve të korrupsionit dhe krimit të organizuar 2022 – 2024.

Në këtë takim, morën pjesë udhëheqësit e Departamenteve, gjyqtarët e Departamentit për Krime të Rënda, Departamentit të Përgjithshëm – Divizioni Penal dhe Civil dhe mbikëqyrësja e Degës në Kamenicë.

EkoHigjiena

Kryetari i Gjykatës Supreme, Rexhepi, kërkoi nga gjyqtarët angazhim maksimal në zgjidhjen e lëndëve, në veçanti lëndëve nga kontrata kolektive.

Kryesuesi Zogaj, inkurajoj gjyqtarët që të vazhdojnë të merren dhe të trajtojnë edhe lëndët e reja, në mënyrë që të përmirësohet edhe administrimi apo vënia e drejtësisë në vend.

Kryetar i Komisionit Shala sqaroi se Komisioni për monitorimin e planeve strategjike të KGjK-së ka në fokus monitorimin e rasteve më të vjetra se 24 muaj, të rasteve që kthehen në rigjykim dhe të atyre me prioritet. Monitorimi do të përfshijë secilin rast të tillë dhe punën e secilit gjyqtar.

Në takim u theksua edhe domosdoshmëria që rastet e kthyera në rigjykim të mos trajtohen si lëndë të reja.

Gjatë takimit u diskutua për progresin e gjykatës në zbatim të Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi 2022 – 2025. Diskutimi përfshiu edhe lëndët që janë në fokus të këtij Plani, duke përfshirë ato të kthyera në rigjykim, lëndët që kanë kaluar më shumë se dy vite dhe lëndët e tjera për të cilat duhen ndërmarrë veprime të përshpejtuara.

Gjithashtu, janë vizituar edhe Dega e Gjykatës Themelore në Viti dhe ajo në Novobërdë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.