Komuna e Kamenicës vendosë dezinfektues në hyrjet e objekteve kolektive, institucioneve publike dhe dezinfekton zyret e regjistrimit civil dhe automjeteve.
Komuna e Kamenicës sot ka vendosur dezinfektues me bazë alkooli në 24 objekte kolektive banesore dhe në 16 hyrje të institucioneve publike, në mënyrë që banorët të mbrohen nga pandemia COVID-19.
Gjithashtu sot janë dezinfektuar zyret e regjistrimit civil dhe të automjeteve si masë mbrojtëse ndaj virusit SARS-CoV-2.
Zëvendëskryesuesi i Shtabit Emergjent komunal Ramadan Basha, ka thënë se Shtabi është duke u angazhuar maksimalisht në menaxhimin e situatës duke marrë veprime për mbrojtjen e qytetarëve nga kjo pandemi.
“Jemi duke marr masat të cilat mbrojnë qytetarët nga kjo pandemi. Sot kemi vendosur dezinfektues në objekte kolektive banesore në mënyrë që qytetarët t’i përdorin nëse dalin jashtë. Pavarësisht këtyre masave banorët duhet të dëgjojnë thirrjen tonë, të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe daljet t’i kenë vetëm për ndonjë punë urgjente”, ka thënë ai.