• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Info+

Haziri pret Kurtin: Tendenca e Covid-19 në Gjilan është në rënie

Redaksia 2LONLINE 7 Prill, 2020 2 min
 Haziri pret Kurtin: Tendenca e Covid-19 në Gjilan është në rënie

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorët, ka pritur në takim kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili shoqërohej nga ministrat, Arben Vitia dhe Emilja Rexhepi.

Kryetari Haziri e ka falënderuar kryeministrin Kurti për bashkëpunimin dhe komunikimin që këto tri javë e kanë pasur kundër përhapjes së pandemisë Covid-19.

“Ishte kënaqësi ta pres në takim kryeminitrin Kurti, i cili në këto ditë të vështira të pandemisë, ka ardhur për t’i parë masat që i kemi ndërmarrë, për të na mbështetur në menaxhim të situatës, të ruajtjes së shëndetit publik. E njoftova për veprimet e ndërmarra të Gjilanit, në funksionalizimin e hallkave të emergjencave civile dhe institucioneve shëndetësore që përballen me paranadalimin e përhapjes së Covid-19”, ka thënë Haziri.

Haziri ka njoftuar se nga 15 rastet që kanë rezultuar pozitive me Covid-19, tre janë shëruar, ndërkaq ka falënderuar qytetarët për lojalitetin dhe solidaritetin.

“Tendenca është në rënie, e kemi lokalizuar dhe po e menaxhojmë këtë infeksion në vendin ku është gjetur, falë edhe punës dhe bashkëpunimit të Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik dhe institucioneve tjera”, tha Haziri.

Kryeministri Albin Kurti, pas takimit me kryetarin Lutfi Haziri, theksoi se organizimi qendror dhe lokal është shembullor, cili duhet të vazhdohet sidomos në muajin prill, pasi tha se se është muaj vendimtar që nga kjo krizë shëndetësore të dalim sa më shpejtë dhe me sa më pak dëme.

“U njoftuam për së afërmi nga kryetari Lutfi Haziri me të gjitha përgatitjet dhe masat parandaluese sikurse ato në nivelin lokal, po ashtu edhe ato që i referohen të gjitha komunave të Kosovës, e që vinë si vendime të Qevefrisë dhe këshilla të ekspretëve. Jemi të gatshëm, të interesuar, të vullnetshëm dhe të përkushtuar që këtë lakoren e shpërndarjes së Covid-19 ta shtyjmë sa më shumë në kokë dhe ngritjen e saj ta bëjmë sa më të paktë, në mënyrë që ta parandalojmë këtë pandemi, e cila deri më tash i mori jetën tre qytetarëve tanë”, ka thënë kryeministri Kurti.

Etiketa:aktuale Albin Kurti Arben Vitia COVID Gjilan Kurti Lutfi Haziri
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Sport

SC Gjilani – FK Liepaja: Klubi gjilanas ka hapur procesin e akreditimit

3 Korrik, 2022
Sport

Kamenica, vendin e dytë në turnirin e organizuar nga Asociacioni i Komunave

3 Korrik, 2022
Info+

Në komunën e Vitisë ka filluar fushata e korrje –shirjeve të drithërave

3 Korrik, 2022
Gjilan

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit raportohen raste të dhunës

3 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

Një orë pune në Kosovë duhet të jetë minimumi 5€

3 Korrik, 2022

Kryeministri Kurti: Historia e Familjes Jashari duhet të rrëfehet ashtu siç e meriton, me dinjitet dhe me krenari

2 Korrik, 2022

LDK: Pushteti i VV-së po i realizon premtimet për militantët e tyre në arsim, për çfarë depolitizimi na ka folur kryetari i Komunës në fushatë?!

2 Korrik, 2022

Kryeministri Kurti bisedoi për procesin e vetingut me udhëheqësit e subjekteve politike të komuniteteve joshumicë

2 Korrik, 2022

Eco-Higjiena shënon dhjetëvjetorin e punës: Punuam si ekip arritëm suksese

2 Korrik, 2022

Parashikimi i motit për sot

2 Korrik, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com