Zyrtarë të PDK-së dhe ata të bllokut paszgjedhor besojnë se kanë argumente të fuqishme për t’u ballafaquar në këtë seancë. Por, ende nuk dihet se kush do t’i përfaqësojë ata në këtë seancë dëgjimore.
Partitë politike janë duke u përgatitur për të marrë pjesë në seancën dëgjimore që pritet të mbahet më 21 gusht, për t’i ballafaquar argumentet rreth ligjshmërisë së zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit në seancën e 17 korrikut, shkruan Kosova Sot.
Sipas burimeve të besueshme, të afërta me zhvillimet në Gjykatën Kushtetuese, shpallja e vendimit nuk do të presë afatin përfundimtar, por ai do të rrjedhë në pesë ditët pasuese të gushtit, pas seancës dëgjimore.