Në mesin e 25 emrave të ftuar nga selektori i Kosovës U21, Rafet Prekazi për ndeshjet e qershorit përballë Andorës dhe Turqisë në kuadër të kualifikimeve për Evropianin e vitit 2021 është edhe emri i mesfushorit Alfred Ajdarevic.
‘Shqiponja’ dy krenare ndahet në dysh në familjen me prejardhje nga Mitrovica, pasi që njëri prej djemve është pjesë e kombëtares shqiptare dhe tjetri pjesë e përfaqësueses kosovare.
Alfredi është 20 vjeçarë, aktualisht pjesë e klubit suedez IFK Värnamo, derisa nën kontratë me klubin e Örebro SK.
Pozita e tij natyrale është e mesfushorit të qendrës, por mund të bëj mirë edhe mesfushorin e krahut të majtë, pasi që këmba tij e preferuar është këmba e majtë.
Ndërkohë, Astriti është 29 vjeçar, aktualisht pjesë e ekipit Djurgardens IF, derisa më parë ishte pjesë e shumë klubeve të njohura në Evropë.
Ai ishte ftuar nga ish-selektori i Shqipërisë, Christian Panucci, por rënia e formës së tij ka bërë që ai mos të marrë më ftesë për të luajtur me ‘kuqezinjtë’.
Kjo nuk është hera e parë që dy kombëtare ‘ndajnë’ familjet, pasi vite më parë dy vëllezërit Xhaka mbronin ngjyrat e kombëtareve të ndryshme, pavarësisht se të dy janë kosovarë.