Futbollisti i Llapit, Valmir Veliu pësoi një lëndim të rëndë në derbin e Superligës kundër Prishtinës në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ai u dërgua menjëherë në spital dhe është konfirmuar se gjendja e tij është stabile.
Valmiri përtmes një njoftimi në Facebook ka falënderuar të gjithë për mbështetjen e dhënë, duke premtuar se shumë shpejt do të kthehet në fushë, “per ta vazhduar ëndrrën prej aty ku e lam”.
Ky është postimi i tij:
Në pamundësi për të u kthyer mesazhet të gjithë atyre që janë interesuar dhe kanë dërguar mesazhe të panumërta për të u interesuar për gjendjen time po u drejtohem me anë të këtij statusi .
Falënderimi i takon Allahut që unë jam mirë me shëndet dhe e kam kaluar rrezikun në të cilin ndodhesha një ditë më parë .
Falënderim i veçantë për stafin mjekësor KF. Llapi në krye me Dr. Afrim Shabani specialist i mjekësisë sportive dhe të gjithë doktorët që u gjendën afër meje në ato momente të vështira ,duke veçuar Doktorin e nderuar Dr. Murat Berisha i cili ishte në gjendje gatishmërie që së bashku me stafin mjekësor dhanë kontributin e tyre të pashoq që unë të jem përsëri në mesin tuaj .
Poashtu falënderoj edhe kryesinë e Kf. Llapi ne krye me trajner Tahir Batatina për kujdesin e treguar .
Falënderim i veçantë shkon edhe për ata të cilët vazhdimisht shkruan mesazhe dhe u interesuan për gjendjen time deri në këto momente dhe vazhdojnë përsëri të interesohen .
Faleminderit edhe njëherë për të gjithë ata që qëndruan pranë meje dhe familjes time .
Ju premtoj se do të kthehem edhe më i fortë për të e vazhduar ëndrrën prej aty ku e lam .
Dashnia juaj më bën më të fortë, shihemi përsëri në fushat e blerta …!