/2L ONLINE/ – (e plotësuar) – Policia e Kosovës në Gjilan e ka pranuar një informatë se disa të dyshuar kishin tentuar të hyjnë në një shtëpi ne fshatin Velekincë për të vjedhur. Sipas informatës së ankuesit dyshohej se një veturë me targa 02 ishte parë, afër shtëpis së tij.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se ka thënë se njësiti patrullues se bashku me hetuesit e stacionit policor të Gjilanit, me urgjencë i janë përgjigjë rastit, dhe kanë arritur ta ndalin vetuarën KIA ngjyre hiri metalike, Vetura e marrur me qira në Prishtinë që drejtohej nga i dyshuarin vozitësin H. M. (1976) me banim të përhershëm në komunën e Prishtinës.
I dyshimti është sjellur në stacionin policor dhe është intervistuar në prezencë te avokatiti mbrojtës ku janë gjetë prova të qendrueshme se ai së bashku me dy shokët e tij S. M. (1991) nga Mitrovica dhe B. H. (1982) nga Lipjani,kishin ardhur në Gjilan,me saktë në fshatin Velekincë për të kryer vjedhje nëpër shtëpi të ndryshme.
Sipas zëdhënësit Hashani, i dyshuari gjate ikjes me veturë kishte humbur kontaktin me dy të dyshuar tjerë të cilët për momentin gjenden në arrati.
Gjatë kontrollimit në Bazën e të dhanave është gjetë se i dyshuari H. M. ka edhe Urdhër arrest nga Gjykata themelore e Prizrenit për rastin “Vjedhje e Rëndë” lëshuar me 10.07.2015.
Që të tre të dyshuarit e lartshënuar gjatë kontrollimit në Bazën e të dhanave rezultojnë se janë të involvuar në shumë raste të “vjedhjeve të rënda” në qytete të ndryshme të Kosovës.
“Njësitet të shumta të policisë së Kosovës si dhe Njësitet e hetimeve nga stacioni policor i Gjilait, kanë kontrolluar të gjitha qendrat tregtare,rrugicat e ndryshme për rreth si dhe i tërë fshatin Velekincë, por për momentin dy të dyshuarit S.M. dhe B. H. Nuk janë takuar dhe janë edhe më tutje në kërkim të Policisë. Me urdhër te prokurorit të Shtetit,i dyshuari H. M. ndalohet në mbajtje për 48 orë”, ka thënë Hashani
Rasti është duke u hetuar. /2L ONLINE/