DYLON

Ministri Demolli priti një delegacion të Parlamentit të Mbretërisë së Suedisë

Avatar photo Redaksia

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), Haki Demolli priti sot në Ministri një delegacion të deputetëve të Parlamentit të Mbretërisë së Suedisë të kryesuar nga deputeti Bjorn Von Sydow, kryesues i Delegacionit të Suedisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, të shoqëruar nga Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Mats Staffanson.

Në takimin e përbashkët të dyja delegacioneve, përveç Ministrit të FSK-së Haki Demolli, morën pjesë edhe zëvendës ministrat Fadil Gashi dhe Muhamet Latifi, shefi i Drejtorisë së Operacioneve, gjeneral brigade Zymer Halimi, këshilltari ushtarak i Ministrit, kolonel Fadil Hadergjonaj si dhe shefi i kabinetit, Latif Leka.

EkoHigjiena

Ministri Demolli, fillimisht falenderoi delegacionin e Parlamentit të Suedisë për të gjithë mbështetjen dhe përkrahjen që Suedia ka dhënë për Kosovën e në veçanti në fushën e sigurisë duke vlerësuar kontributin e kontingjentit ushtarak suedez në kuadër të KFOR-it. Me këtë rast ai vlerësoi lartë përkrahjen e dhënë FSK-së në fushën e kërkim – shpëtimit dhe deminimit, njësi këto të specializuara të FSK-së, për të cilat Suedia ka kontribuar mjaft shumë.

Më pas, Ministri Demolli i njoftoj të pranishmit mbi misionin dhe zhvillimin e FSK-së, marrëdhëniet e FSK-së me vendet e regjionit si dhe me vendet e NATO-s dhe ato që aspirojnë në NATO, duke u ndalur me theks të veçantë në çështjen e planifikimit për implementimin e rekomandimeve të dala nga Rishikimi i Strategjisë së Sektorit të Sigurisë të Kosovës.

Gjithashtu, Ministri Demolli Demolli deklaroi se: Procesi i transformimit të FSK-së në FAK do të jetë plotësisht transparent dhe ne jemi duke punuar që kjo të ndodhë, në mënyrë që përgatitjet e Forcës për transformim ti implementojmë sipas fazave të parapara. Me këtë rast Ministri demolli theksoi faktin se qeveria ka marrë zotimin se do të bëjë financimin e terë procesit të transformimit dhe zhvillimit të saj.

Ministri Demolli siguroi mysafirët nga Suedia se ashtu si edhe FSK-ja, Forca e Armatosur do të jetë Forcë e Kosovës e cila do të jetë në shërbim të popullatës shumicë dhe komuniteteve pakicë si dhe o të ketë përfaqësim gjinor në përputhje me standardet e NATO-s.

Me këtë rast ministri Demolli kërkoi që të fillohen përgditjet për inicimin e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të dy ministrive. Po ashtu ai kërkoi nga Suedia që të mbështes arritjen e statusit të Partneritetit për Paqe me NATO-n.

Delegacioni nga Suedia shprehi gatishmërinë që të përkrah Kosovën dhe FSK-në në procesin e transformimit si dhe të thellojë edhe më tej bashkëpunimin në fushën e sigurisë. Nga pjesëtarët e delegacionit u bënë pyetje të ndryshme nga fusha e sigurisë, të cilët ishin mirë të informuar për gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe më gjerë, me vetë fajktin se pjesë e delegacionit ishin edhe dy ish ministra të mbrojtjes.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.