DYLON

Shqipëria e 42-ta në renditjen e FIFA-s

Avatar photo Redaksia

Fitorja 3-1 me Katarin i shërbeu Kombëtares shqiptare që të përmirësojë pozitat në renditjen e FIFA-s. Pas klasifikimit botëror të publikuar për muajin Qershor, kuqezinjtë e shohin veten në vendin e 42-të. Skuadra e Gianni De Biasit ngjiti 3 vende, duke lënë poshtë vetes skuadra si Skocia, Paraguaji apo edhe Egjiptin. Tashmë Kombëtarja ka 667 pikë në total, 35 më tepër se muajin e kaluar. Shqipëria përmirësoi pozitat e saj vetëm një javë përpara startit të Euro 2016, ndërsa në periudhën Prill-Maj, skuadra pozicionohej e 45-ta.

Përsa i takon kundërshtarit të miqësores së 3 Qershorit, Ukrainës, edhe skuadra nga Europa Lindore ka fituar 3 pozicione duke u renditur e 19-ta në botë. Ndërkohë, nga rivalët e Grupit A në Euro 2016, Zvicra pozicionohet e 15-a, Franca e 17-a, ndërsa Rumania klasifikohet në vendin e 22-të.

EkoHigjiena

Në krye të renditjes botërore të FIFA-s mbetet Argjentina, që ndiqet si gjithmonë nga Belgjika. Në vendin e tretë është ngjitur Kolumbia, ndërsa pas një pozicioni të fituar Gjermania tashmë klasifikohet e katërta.

http://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=77971

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.