(2L ONLINE) – Ditë më parë, Agim Velekinca, shef i Shërbimit të Gjendjes Civile të Gjilanit, ka qenë në thumb të kritikave të zyrtarëve të Lëvizjes Vatra, të cilët, siç janë shprehur, ishin irrituar nga një deklarim i Velekincës, që ka të bëjë me nënshtetësinë e qytetarëve të Kosovës Lindore. Vatra, përmes sekretarit të saj organizativ, Enver Hazirit kishte bërë të ditur se e ata e konsiderojnë fyerje të rënda për qytetaret e Kosovës Lindore, deklarimet e Velekincës, për çka edhe kanë kërkuar nga kreu i komunës të marr masa ndaj këtij zyrtari.
( për më tepër shih shkrimin: Vatra kërkon nga kryetari i komunës të merr masa ndaj shefit të administratës )
Por, në redaksinë e Portalit 2L ONLINE, ka ardhur reagimi i Agim Velekincës, shef i Shërbimit të Gjendjes Civile n Gjilaatrën, i cili i ka mohuar këto akuza të Vatrës, për më tepër , deklaratat e sekretarit të saj, i ka quajtur janë trillime dhe rrena të kulluara.
Ja reagimi i plotë i Velekincës:
“Është e vërtetë se me 03.12.2014 në zyrën time pa paralajmërim kanë hyrë tre persona dhe me pas jam njoftua se njeri është gazetar, tjetri kameraman i RTK-së dhe një person tjetër me ta, i cili paska qenë përfaqësues i Lëvizjes “Vatra”, në Gjilan.
Fillimisht gazetari është interesuar lidhur me procedurat e fitim –lirim nga shtetësia e Kosovës me theks të posaçëm për personat e Luginës së Preshevës. Lidhur me këtë i është thënë se kemi probleme dhe vështirësi në regjistrimin në Librin themelor të lindjes… në Gjilan dhe pajisjen me dokumente të gjendjes civile e më pas me dokumente të identifikimit dhe udhëtimit, por të gjitha kushtet, procedurat lidhur me këto janë të parapara me Ligjin e Kosovës mbi Gjendjen Civile, Ligjin e shtetësisë, Ligjin mbi vendbanimin të aprovuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, Udhëzimeve Administrative dhe rregullat e rregulloret e ndryshme lidhur me to, ne vetëm kryejmë punën sipas kërkesave të qytetarëve dhe ligjeve në fuqi.
Sa i përket fyerjeve të këtij far sekretari: (për homologet serb, se nuk dijmë për realitetin e hidhur, akuza fyese dhe shumë denigruese, profiter për të marr pension, bashkëpunëtorë të strukturave paralele të Serbisë në Vranjë) këto asnjëra nuk qëndrojnë dhe janë trillime dhe rrena të kulluara e sa i përket kohërave po ua tregojmë se ne dijmë dhe vuajmë edhe për disa realitete të kohërave më të hershme kur katunde të tëra janë shpërngulë nga viset shqiptare në Kosovën Lindore që nga Nishi e këndej.
Ky far sekretari ka mund ta ndien veten në këto atribute që mundohet të ua mveshë zyrtarëve dhe Shërbimit tonë sepse mund të gjendet në pozita të atilla të cilët edhe këto ditë janë duke e zbrazë Kosovën Lindore madje edhe Republikën e Kosovës, kinse me shërbime të “mira” dhe se asnjë të vetmin herë nuk ka qenë ne Shërbimin tonë për t’u interesuar për ndonjë problem apo vështirësi lidhur me ndonjë qytetarë të vetëm i cili ka patur probleme në shërbimin tonë sepse qytetarët e këtyre viseve më së paku kanë hasurën to, ndërsa ne kemi shumë lëvdata lidhur me kryerjen e shërbimeve dhe ndihmesës se dhënë qytetarëve në përgjithësi e sidomos atyre nga Lugina.
Prononcimi im dhe i vetëm para kamerave është se personat me moshë të shtyer kanë dokumente-Letërnjoftime të Republikës sipas të cilave normalisht se marrin pension, ndërsa personat e rinj këtë nuk e kanë bërë me kohë ndërsa tani ka vështirësi procedurale dhe ligjore, duhet kohë për të ardhur gjerë te dokumentet e gjendjes civile dhe dokumentet e identifikimit apo udhëtimit, dy të fundit të cilat nuk janë në kompetencën tonë.
Sa i përket kërkesave të këtij sekretari, që Kryetari i komunës të kërkojë përgjegjësi, të ndërmerr masa disiplinore, ta largon nga ai vend i punës etj. këtë mund ta bënë kur të do, por shërbime më të mira se jep zyrtari i apostrofuar (dhe i nënçmuar nga njëfarë sekretari) dhe shërbimi të cilin e përfaqëson vështirë se mund të jep dikush tjetër sidomos sa u përket qytetarëve të Luginës së Preshevës nga të cilët kemi falënderime të shumta, por nuk besoj se kushdo qoftë mund të bie nën ndikimin e ndonjë sekretari i cili për asnjë të vetmin herë nuk ka qenë në shërbimin tonë për t’u interesua për ndonjë bashkatdhetarë të vetin nga Lugina”, përfund reagimi i Agim Velekincës, shefit të Shërbimit të Gjendjes Civile. /2L ONLINE/