Ridvan Dilmen, legjenda e Fenerbahçes që tash është analist sportive ka pasur vetëm fjalë të mira për futbollistin e Kosovës, Vedat Muriqi.
Dilmen 56-vjeçar pret shumë nga Muriqi në edicionin e ri, që sipas tij do të jetë lojtari kryesor te Fenerbahçe. Ai ka insistuar se Muriqi është përforcimi më i mirë që Fenerbahçe e ka bërë viteve të fundit.
Muriqi 25-vjeçar, në fillim të muajit të shkuar iu bashkua Fenerbahçes nga Rizespori për 3.5 milionë euro dëmshpërblim.
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, nuk e ka fituar vetëm simpatinë e tifozëve të Fenerbahçes, por edhe të ish-lojtarëve dhe legjendave të këtij klubi.