Spitali i Përgjithshëm në Gjilan (SPGJ), përmes faqes zyrtar bënë të ditur se në kuadër të organizimit dhe planifikimit të temave profesionale për Edukimin të Vazhdueshëm Profesional Mjekët e Fiziatrisë në SPGJ prezantuan temën:
Sindroma e tunelit karpal dhe roli i EMNG-së në diagnostikimin e tij.
Sindroma e tunelit karpal është njëra prej neuropative kompresive me të shpeshta të nervit medianus në nivel të tunelit karpal.
Temen e prezantoi Dr.Fitore Isufi Haliti, Specialiste e Fiziatrisë me mbështetje të plotë nga udhëheqësja e Fiziatrisë Dr.Resmije Mustafa dhe kolegët e saja nga Fiziatria në SPGJ.
Puna ekipore në trajtimin e rasteve përherë sjell rezultate dhe suksese të dëshiruara, ekipit të Fiziatrisë në SPGJ ju dëshirojmë suksese në vazhdimësi, thuhet në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan. /2LONLINE/