DYLON

Qytetari e gjen dhe e dorëzon në polici portofolin me afër 2 mijë euro e 100 frangë

Qytetari e gjen dhe e dorëzon në polici portofolin me afër 2 mijë euro e 100 frangë
Avatar photo Redaksia

Sot me datën 06.07.2023, rreth orës12:25 ka ardh  në Stacionin Policor Viti një qytetar me inicialet D.S.  dhe deklaron se ka gjetur një Portofol me ngjyre te  zezë, ne te cilën nuk kishte asnjë dokument identifikues, por në portofol ishte një shumë e parave në vlerë prej njëmijë e nëntëqind e dyzet euro dhe gjashtëdhjetë e pesë cent (1940.65) Euro si dhe njëqindë (100) franga Zvicerane. 

 Policia nëpërmjet rrugëve operative  ka arrit me e  identifikuar personin (një mërgimtari) që i kishte humb Portofoli, dhe të njëjtit në bazë të procedurave ligjore i është  kthyer, ku me rastin e kthimit i pranishëm ishte edhe qytetarit që e ka gjete portofolin.

EkoHigjiena

Pronari i Portofolit falënderon Policinë e Kosovës edhe palën qe i ka kthyer Portofolin.

Duke çmuar këtë gjest human, të devotshëm dhe të ndershëm falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.