Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj ka njoftuar se kanë dhënë mbështetjen financiare për blerjen e pajisjeve për t’i ndihmuar të rinjtë dhe nxënësit në Luginë.
Ky është postimi i Gent Cakaj në Facebook.
Përshëndetje të nderuar miq
Ne tashmë vendosëm edhe dhënien e mbështetjes financiare për blerjen e pajisjeve të brendshme për Qendrën Rinore në Bujanoc, ngritjen e Shkollës Digjitale në Preshevë, rindërtimin e godinës së Shkollës Fillore “Sami Frashëri” në Konçulin historik dhe pajisjen e plotë me literaturë të re në gjuhën shqipe për të gjitha grupmoshat në biblotekën e Preshevës, Bujanocit dhe shkollat shqipe në Medvegjë.
Puna jonë e përbashkët, natyrisht, vazhdon.