Llapi nën udhëheqjen e Tahir Batatinës ka arritur edhe një fitore të madhe në luftën për titull. Në kuadër të javës së 25-të, Llapi ka triumfuar në shtëpi ndaj Ferizajit, i cili drejtohet nga trajneri Bylbyl Sokoli.
Armend Januzi e Festim Alidema shënuan në pjesën e parë nga një gol për të marrë 3 pikë të rëndësishme për Llapin.
Me këtë fitore, Llapi kalon në pozitën e dytë me vetëm dy pikë më pak se lideri, Ferronikeli.
Fitorja e llapjanëve garanton fund dramatik të Superligës së Kosovës në luftë për titull, pasi akoma nuk ka asgjë të sigurt pasi tri skuadrat kanë diferencë të ngushtë Feronikeli 56, Llapi 54 dhe Prishtina 53.
Pra, kjo fitore mban gjallë shpresat dhe ëndrrën e Llapjanëve për titullin kampion.