Policia e Kosovës edhe përkundër masave dhe angazhimeve ditore në luftimin e pandemisë COVID-19, vazhdon edhe me aktivitetet ditore në terren duke u kujdesur për komunitetin dhe sigurinë e tyre.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se sot Policia e Kosovës, njësitet e Policisë në Komunitet nga stacioni policor i Gjilanit kanë realizuar takim me KLSP “ Avdulla Presheva” në Gjilan.
Takimi është realizuar në ambient të hapur në këtë lagje, duke iu përmbajtur masave mbrojtës me distancë sociale dhe me masat mbrojtëse tjera. Takimi është zhvilluar me qëllimin e ngritjes së sigurisë në këtë lagje.
“Përfaqësuesit e etnive të ndryshme gjendjen e sigurisë e kanë cilësuar të mirë dhe kanë falënderuar policinë e Kosovës për përkushtimin e treguar. Bashkërisht pjesëtaret e komunitetit, përfaqësues të KLSP-ve dhe Policia e Kosovës kanë lokalizuar lokacionet e nevojshme për vendosjen e kamerave të sigurisë në këtë pjesë të qytetit”, ka thënë Hashani.
Sipas tij, po ashtu ekipi I KLSP, bashkë me policinë kanë zhvilluar takim dhe biseda edhe me disa nga banorët e këtij lokaliteti te cilët i kanë takuar në mënyrë individuale.
“Policia e Kosovës gjithmonë punon dhe vepron për me krijuar ambient të qetë dhe prosperues për të gjithë banorët e saj”, thotë zëdhënësi Ismet Hashani. /2LONLINE.com/