• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Presidenti Thaçi dhe kryeministri Hoti takim koordinues për dialogun dhe luftën kundër pandemisë

Redaksia 2LONLINE 24 Korrik, 2020 2 min
 Presidenti Thaçi dhe kryeministri Hoti takim koordinues për dialogun dhe luftën kundër pandemisë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur në takim Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, me të cilin ka diskutuar për koordinimin ndërinstitucional në kuadër të luftës kundër pandemisë, për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe për çështje të tjera që ndërlidhen me zhvillimin ekonomik, reformat dhe pakon ekonomike.

Presidenti Thaçi ka thënë se për vendin dhe për shoqërinë është jashtëzakonisht me rëndësi që bashkëpunimi ndërinstitucional të jetë efektiv.

“Diskutuam si ta tejkalojmë sa më mirë, sa më lehtë dhe sa më shpejtë pandeminë, që të respektohen të gjitha rekomandimet e ekspertëve dhe të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë. Dhe në këtë drejtim duhet të punojmë të gjithë së bashku, por para së gjithash të kemi një respektim të plotë prej të gjithëve, pa dallim, të masave që rekomandohen prej institutit”, ka thënë presidenti Thaçi.

I pari i vendit përsëriti që e mirëpret emërimin e Skënder Hysenit si Koordinator për Dialogun, ndërkaq theksoi se dialogu assesi nuk guxon të rrëshqasë në nivel teknik.

“Ne duhet të qartësojmë raportin mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë, pra të ndodhë njohja reciproke dhe në asnjë rrethanë të mos lejojmë që ky proces të zbresë në nivel teknik, sepse raporti i Kosovë – Serbi është kryekëput politik dhe jo teknik. Në nivel teknik nënkupton status-quo dhe respektim i agjendës së Serbisë”, deklaroi Presidenti i Kosovës.

Etiketa:aktuale Avdullah Hoti Hashim Thaçi Kryeministrin e Republikës së Kosovës Presidenti i Republikës së Kosovës
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Art/Kult

U mbajt Festivali i Këngës për Fëmijë “Xixat e Flakës”

29 Janar, 2023
Gjilan

Gagica: Qytetarët qiraxhinj në pronat e tyre!

29 Janar, 2023
Art/Kult

Të ecësh vetë

29 Janar, 2023
Opinion

Pse të rritet tatimi për shtëpi e mos të ketë tatim për

29 Janar, 2023
Lajme të ngjashme

U mbajt Festivali i Këngës për Fëmijë “Xixat e Flakës”

29 Janar, 2023

Bie perdja! – Gjashtë shfaqje në festivalin “Talia e Flakës 2023”, pretendojnë pesë çmime prestigjioze

29 Janar, 2023

Hidromorava me njoftim rreth cilësisë së ujit

28 Janar, 2023

Tryezë ku u promovua libri i ri “Rrokjesorë magjikë 4X4” i Zijadin Hasanit dhe u fol për rëndësinë e enigmatikës

28 Janar, 2023

Shfaqja “Babai dhe babai”, emocionon skajshëm publikun gjilanas

28 Janar, 2023

Asociacion edhe për komunat e Luginës së Preshevës

27 Janar, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com