Komuna e Kamenicës është duke vazhduar me pastrimin e gjitha zonave të identifikura nga task forca komunale, e krijuar në kuadër të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”.
Deri më tani janë pastruar shtatë zona të identifikuara dhe ditëve në vijim do të fillojë pastrimi i deponive ilegale në zonën e tetë dhe nëntë, në këtë rast Karaçeva e Epërme dhe e Poshtme.
Si zonë e pestë dhe e gjatë e identifikuar nga task forca është Hodonovci e cila është pastruar nga mbeturinat dhe mbetjet e ngurta, përfshirë këtu edhe zonën e shtatë Roganën.
Vullnetarë, nxënës të shkollave e kompani të ndryshme janë duke vazhduar me pastrimin e gjitha zonave të identifikuara në Komunën e Kamenicës.
Siç dihet ky aksion ka filluar me datën 15 shtator dhe pritet që deri më datën 15 dhjetor 2018 të përfundoj aksioni në të gjithë Kosovën.
Më poshtë mund t’i shihni disa foto nga pastrimi i zonave pesë, gjashtë dhe shtatë: