DYLON

OAK: Qeveria të ketë prioritet problemet e mëdha të zhvillimit të biznesit

OAK: Qeveria të ketë prioritet problemet e mëdha të zhvillimit të biznesit
Avatar photo Redaksia

Ligji për Tregti të Brendshme, Ligji për Shoqëritë Tregtare, produktet strategjike të vendit, kalibrimi i peshoreve dhe problemet me MSA-në ishin ndër temat e diskutimit të përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) me Ministrin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala.

Kryetari i OAK-së, Skënder Krasniqi përgëzoi Ministrin Shala për pozitën e re, duke i uruar një punë sa më të frytshme dhe në shërbim të përmirësimit të ambientit të të bërit biznes në Kosovë, e ku gjithashtu e informoi më detajisht për punët e ndërmarra nga Oda.

Ndër problemet kryesore të identifikuara nga Oda e Afarizmit të Kosovës ishte Ligji për Investime Strategjike, kërkesat e të cilit u konsideruan si shumë të paarritshme nga bizneset, e që u konsiderua shkaku kryesor për numrin u ulët të aplikimit.

EkoHigjiena

Bizneset në Kosovë nuk janë të informuara mjaftueshëm për kufizimet në prodhim dhe eksport të cilat vijnë si rrjedhojë e Marrëveshjes së Stabilizim – Asocimit (MSA) tha ndër të tjera Krasniqi, i cili shtoi që ndërmarrja e hapave përkatës për informim të bizneseve për këto kufizime është e domosdoshme dhe se para nënshkrimit të marrëveshjes do të duhej të merren parasysh kapacitetet e bizneseve për eksport.

Sipas Krasniqi, Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik (KKZHE) ani pse është i obliguar me Rregullore të takohet së paku një herë në tre muaj, e sipas nevojës mund të takohet edhe më shpesh, gjatë vitit 2018 nuk është mbledhur asnjëherë. Krasniqi shtoi që duke pas parasyshë që Ministri i MTI-së është i dyti në bazë të hierarkisë në këtë këshill, ai duhet të ndërmerr hapat e nevojshëm për përmirësimin e këtij rasti.

Mos pajisja e Inspektorëve me peshore të kalibruara e të cilat mund të merren edhe në terren po shkakton dëm për bizneset, pasi që disa po shesin produkte çmimi dhe pesha e të cilave po është në disproporcion theksoi Hysni Zogaj, anëtar i bordit të OAK-së. Sipas Zogaj mungesa e informatave për peshë të produkteve siç është buka, po dëmton edhe konsumatorët.

Ministri Shala falënderoi Odën për urimet dhe njëkohësisht e përgëzoi për punët e realizuara deri më tani, ndërsa në lidhje me kërkesën e OAK-së për KKZHE shtoi që arsyeja kryesore e mos mbledhjes së këtij këshilli është mungesa e sekretariatit të këshillit, i cili po pritet të krijohet shumë shpejt

Shala shtoi që është i interesuar që në çdo ligj dhe udhëzim administrativ të dalë nga MTI të ketë të përfshira kërkesat e bizneseve, për këtë arsye kërkoi edhe mbështetjen e OAK-së, marrë parasysh që është një zë i fuqishëm i biznesit.

Në këtë takim përfaqësuesit e OAK-së prezantuan edhe kërkesat e bizneseve anëtare drejtuar Ministrit, ndër të cilat është edhe dëmtimi i bizneseve vendore nga importi kjo sepse nëse bizneset blejnë lëndën e parë jashtë vendit janë të liruara nga taksa doganore dhe TVSH-ja ndërsa nëse e blejnë në Kosovë duhet ta marrin me TVSH edhe pse është lëndë e parë.

Ministri Shala theksoi që Ligji për Tregti të Brendshme do të bëhet, mirëpo ka nevojë për disa ndryshime të cilat duhet të përfshihen.

Në fund të këtij takimi palët u dakorduan që të bashkëpunojnë në çdo fushë përmes së cilës do të ndikojnë në përmirësim të gjendjes momentale të të bërit biznes në Kosovë.

Oda e Afarizmit të Kosovës do të vazhdoj të angazhohet në adresimin e kërkesave të bizneseve tek përfaqësuesit e Institucioneve të Kosovës, me qëllim të gjetjes së zgjidhjeve më të favorshme.

Oda e Afarizmit të Kosovës në këtë takim u përfaqësua nga: Skënder Krasniqi, kryetar i bordit, Diamant Elshani sekretar i bordit, Hysni Zogaj anëtar i bordit dhe zyrtarja Mirjeta Shala

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.